Program konkret nisur nga Vizione te Qarta

Te dashur lexues. I jemi kthyer serish freskimit te website pas njefare kohe te gjate. Kerkojme mbeshtetjen tuaj financiare me qellimin e vetem te mbajtjes gjalle te faqes qe ka ngjallur kaq interes. Ja cfare masash urgjente propozon Pjerin Thomai me qellim qe vendi te dale nga kriza ku ka rene:

Per nje Shtet Social

1) Dhenia 100% e lekeve te firmave piramidale, me 2 keste, brenda 4-5 vjeteve, 25% leke e 25% bono kesti i pare, e 25% leke e 25% bono kesti i dyte.

2) Ndertimi i shkollave te riedukimit per te rinjte e pabindur ndaj prinderve, me sjellje te keqe.

3)Kompesim i femijve nga 0-21 vjeç, si dhe per nenat shtatzene nga 1-9 muajshe.

3a) Kompesim dhe stimulim per nxenesit e shkelqyer, shkollat qe kryejne aktivitete vullnetare e sportive. Fruta per ter shkollat fillore dhe te mesme.

4) Rregullimi i ligjit per minierat, mineralet. Stop anarshise.

4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse.

5) Skanim i shtetit shqiptar, i ter organeve, punonjesve, riformimi apo vendosja e sakte e pozicioneve, detyrave, pagesave, rregullores se çdo institucioni e organi.

5a) Ndarje e sakte e punonjesit qeveritar nga ai shteteror, statuse te veçanta.

6) Skanimi i shoqerise shqiptare, ndarja e kategorive te ndryshme, punes rentabel dhe jo rentabel, prodhuese nga jo prodhuese, statusi qe kane, (i papune, etj) .

7) Riciklimi i mbeturinave, investimi i tyre nepermjet obligacioneve te CO2.

8) Shitja masive e obligacioneve shteterore, mbi bazen e privatizimeve te ardheshme.

9) Dhenia e bonuseve ish presidenteve, kryeministrave, ministrave, zv.ministrave, drejtorve, kryetarve te bashkive, komunave, mbi bazen e punes se tyre, shtimit te aseteve publike qe kan bere.

10) Ndryshimi i ligjit per punen e te burgosurve, oreve te punes, stimulimi i tyre per pune, vlersimi i viteve te caktuara nga gjykata mbi bazen e oreve te punes, sa me shum ore pune aq me mire per te dy palet.

11) Ne rast demostratash, mos lejimi i snajperve, policeve me arme, lejohet vetem shkopi, ujti, por jo arma.

12) Subvencionimi i prodhimit shqiptar, 3-4 produkte vitin e pare, e çdo vit nga tre produkte qe i shtohen shportes.

13) Krijimi i mencave gratis per te varferit, te papunet, ose dhenia e bonove te ushqimit per te blere produkte shqiptare ne dyqan.

14) Riformimi i arsimit, reform ne arsim, stop universiteteve te reja dhe gjimnazeve, dhe stimulim i shkollave profesionale. Ore zanati/profesionale neper gjimnaze, dhenie e materialeve si soba, furnella, materialeve laboratorike etj.

15) Ringritja e Bankes Bujqesore, per ndihme ndaj fermerit, llogaritja e aseteve bujqesore nga kjo banke.

15a) E drejta e fermave (jo fshatarit), komunes, per te investuar nepermjet aseteve te tyre.

16) Rishikimi i pagesave te prapambetura qe qeveria i ka firmave ndertimore etj. 16a) Rishikimi i borxheve qe klientet i kane dyqaneve, ne nje mase 50% . Futja ne pune e ketyre borxhlinjve, te paret.

17) Lejimi i autenazise (vetvrasjes me deshire) kur invalidit i jepet pas kerkeses se tij firma e komisionit mjeko-ligjor.

18) Krijimi i fondit te arkeologjise dhe shkrimeve te vjetra. Pagesa per studiuesit qe do hulumtojne ne arkivat jashte vendit.

19) Studimi i detyruar (qysh ne shkoll fillore e te mesme) i te drejtave dhe detyrimeve qe kane qytetaret, femijet, prinderit. Prioritet ketyre te fundit.

20) Vendosja e rregullave te forta per zhurmerat, terrorin akustik, qe shkaktojne motorrat, muzika e larte etj.

21) Ndryshimi i takses se shtepiave, jo vetem mbi bazen e m2 por edhe mbi bazen e kateve, peisazhit, periferi-qender, dhe mbi bazen e te ardhurave.

22) Krijimi i Keshillit Ekonomik Albanez , KEA, ne ndihm te bisnesit shqiptar.

23) Aplikim nga firmat tek qeveria apo KEA, per subvencionimin e gjelbert, mbi bazen e pakesimit te CO2 . Kjo vlen edhe per gazetat online, etj.

24) Lejimi i fondeve private financiare, taks-force private ne ndihme te fiskalitetit, taksave, per te akumuluar, gjeneruar para per investime, kulture, kinematografi etj.

25) Lejimi dhe ndryshimi i ligjit ne favor te komunave dhe mini-bashkive per te nderhyre e gjobitur shkelesit ne territorin e tyre, psh, nje qe ndot, qe shperdoron ujtin, etj.

26) Bonuse per te ter punonjesit e administates lokale qe punojne ne Korrik-Gusht.

26a) Bonuse per çdo bebe qe lind, tip obligacioni individual, ne masen e nje rroge mujore, qe mund te perdoret per çdo gje, siguracion, shkolle etj.

26b) çdo lloj bonusi, taksohet 10% (e sheshte per klasen puntore, administraten) , ndersa bonuset e bankierve, qeveritarve, drejtorve, manaxherve etj, (shih piken 5 dhe 6) taksohen 25% dhe sipas te ardhurave, pra takse progresive.

27) Ndryshim i ligjit mbi nxjerrjen jashte te fitimeve, shikimi dhe ndjekja e valutes se ku shkon, sa hyn, disiplinimi i saj, kontrroll mbi firma e bankier qe kane te bejne me valuten.

28) Subvencionim i dasmave ne masen 20-25% te produkteve vendase, apo edhe aktiviteteve te tjera me produkte shqiptare, nga shkollat apo institucionet e tjera.

29) Ndryshimi i ligjit per ushtrine. E detyrueshme 1 vit .

Leave a comment