Letra publike

Image

Edi, kam ndjekur me vemendje çdo levizje tende politike, shkrimet tuaja, e se fundi intervisten tuaj. Me kane pelqyer shum nga levizjet e tua, deklaratat qe ke bere, inisiativen per te bashkbiseduar me zgjedhesit nepermjet faqes tende, ide kjo e hedhur para disa vitesh te sajti/faqja e Diaspores, http://www.peshkupauje.com , mirpo ajo qe s’me ka pelqyer jo vetem mua por dhe shum te tjerve, eshte insistimi juaj apo permendja qe ju i beni, per kryeminister.
Nuk e kuptoj se pse i bini me kembe tere ketyre arritjeve apo levizjeve tuaja politike. Nuk e kuptoni se ky insistim i juaj per kryeminister, po ju kthehet ne bumerang. Me mijra zgjedhes po shprehen se qellimi juaj, eshte pushteti, dhe kane te drejte te mendojne keshtu se jeni ju vete qe shpreheni per kete problem.A nuk do te ishte me mire te shpreheshit se nuk po perpiqeni per kryeminister, se nuk eshte ky qellimi juaj. Natyrisht qe eshte me mire.

Disa here jam perpjekur te lidhem me ju, t’ju ndihmoj, t’ju ve ne dukje gjera qe ju ulin piket ne bursen politike, por eshte e pamundur. Edhe me njerez te tjere qe ju njohin nga afer jam perpjekur te lidhem me ju, por eshte e kote. Thone qe ju ndigjoni zera te tjere, te G99 apo Sorosit. Nuk kam asgje kundra ketyre, e as te tjerve qe ju keshillojne abuzisht, por me duket se kjo gje po ju ul piket edhe tek zgjedhesit tuaj, tek elektorati i PS. Ju ndoshta nuk e shihni, se ju eshte bllokuar pamja nga keta abuzues, por pyesni pjesen neutrale, ata qe nuk jane as me PD e as me PS. Hapni syte pertej gardhit te PS, e do shihni se rivali juaj, ka me shum avantazh, kuptohet edhe ngaqe eshte ne pushtet, mjet i cili ti shton avantazhet qofte edhe ne menyre abuzive.

Per te matur pulsin e zgjedhesit, fare mire mund te shihni sajtin e diaspores http://www.peshkupauje.com ku shum pjesmarres jane si kundra Saliut po ashtu dhe kundra jush. Nuk eshte se nje nuk do Edin e tjetri nuk do Saliun, por shume nuk duan as Saliun e as Edin. Pra nga 100% te pjesmarrsve ne nje faqe, shumica, rreth 70-80% shprehen kundra si ndaj jush po ashtu edhe ndaj Berishes. Dhe kjo pakenaqesi, eshte e njejte edhe ne popull, e njejta tabllo qe paraqitet ne nje forum, eshte pak a shume edhe ne popull. Nderkoh qe ne popull paraqitet kjo tabllo, ne kampet e PS e PD paraqitet nje eufori e rreme. Te dy paleve ju duket vetja fitues, nderkoh qe te dy jane humbes. Ai (Berisha) ka besimin e patundur se do fitoje, nje besim gati prej te çmenduri, gje qe mund ta detyroje ate qe me çdo kusht te fitoje zgjedhjet, nderkoh qe dhe ju me nje besim prej femije, si nje diletant, deklaroni se ; Po te jem kryeministri i ardheshem, Kur te behem kryeminister, Sapo te behem kryeminister, etjera shprehje te ketij lloji, qe dashur-padashur ju ulin kuoten e votave juve.

Edhe une qe kam vite, qe kam hedhur ne treg ide per kthimin e parave te kreditorve te firmave piramidale, ide per ringritjen e ekonomise shqiptare, ide per punesimin e jo 300 mij shqiptarve sa thoni juve por te 1,5 milion shqiptarve, ide per kthimin e borxhit qe qeveria u ka biznesit, e shum e shum ide te tjera qe jane te realizueshme per mua, nuk kam guxuar te them se; Po te behem kryeminister, Do behem kryeminister, etj. Po te ishte ne doren time, une do zgjidhja per kryeminister, nje vajze, grua me shkolle, apo nje ish te perndjekur, thjesht per respekt ndaj ketyre dy shtresave te lena ne harrese.

A nuk do te ishte me bukur keshtu, a nuk do te ishte me mire per Shqiperine keshtu, a nuk do te ishte me e pranueshme per nderkombetaret (siç i thoni ju aty) apo per EU (siç i themi ne kendej) . Natyrisht qe po.

Por per shume politikane aty, qe iu jane errur syte nga pushteti, kjo gje eshte sakrilegj. Per shume keshilltare te prapaskenes aty, kjo gje eshte e papranueshme. Per shum drejtues aty, kjo gje eshte e parakoheshme. Per shume ngatrrestare, intrigaxhinj, cmirzinj, egoiste, kjo gje eshte e pakonceptueshme. Dhe eshte keshtu, se ata nuk e duan presporitetin e Shqiperise, paçka se me llafe betohen e sterbetohen.
Nje gje, nje fenomen qe le shum per te deshiruar tek ju, eshte kompromisi me Berishen per gjera qe jane ne kundershtim te plote me interesat e partive te vogla, si psh KQZ (ndarja, caktimi i çdo gjeje aty ndermjet PD e PS, duke lene jashte partite e vogla e te reja) , apo caktimi, ndarja ne qendrat e votimit, ku perfaqesuesit e partive te vogla e te reja, jane suprimuar. Te mos flasim pastaj per perfaqesuesit neutrale, te organizatave e shoqatave civile qe nuk jane ftuar fare ne proçesin e votimeve, kuptohet per shkak se abuzimeve qe duan te bejne ata qe nuk i duan keta perfaqesues neutrale/paparti.

Ju jeni perpjekur ti justifikoni ter keto kompromise (qofte edhe ate te ngjales me Meten) si nje fryme progresive, si nje perpjekje per te bashkuar forcat per te mundur te keqen, mirpo lind nje pyetje; Si ka mundesi qe ju beni takime e kompromise me njerez qe urrehen nga shumica e shqiptarve, me njerez qe abuzojne me postin, me njerez qe kan njolla te renda ne karrieren e tyre politike, me njerez qe vendin tone e kane kthyer ne fuksion te interesave te tyre, dhe nuk bashkpunoni me njerez qe i kan dhene demokracise, me njerez qe s’kan njolla, me njerez qe interesat e tyre i kane kthyer ne interes te Shqiperise, si ka mundesi.

Nje pyetje shum te rendesishme qe do te te beja eshte; A nuk me e ndershme dhe me e sakte qe ne KQZ , PD e PS te kene nga 1 perfaqesues secili, dhe perfaqesuesit e tjere te jene, 1 nga aleatet e PD, 1 nga formacioni i djathte qe tradicionalisht quhej ai i Dashamir Shehit se bashku me legalistet, 1 nga partite e majta apo aleatet e PS, 1 nga partite e reja FRD e AKZ , 2 nga shoqatat civile dhe 1 administrator, ekspert shteteror i votimeve , pra 9 persona qe mendohet te jene jo vetem specialiste te votimeve por edhe njerez me integritet e luajal. Nje tabele te tille, ia sugjerova edhe President Nishanit, ku mund ta shihni e ta krahasoni e te mund ta permisoni. ç’eshte kjo KQZ e dominuar vetem nga PD e PS ?!!!

Pse duhet qe KQZ e qendrat e votimit, te dominohen vetem nga PD e PS. A nuk bie ere e keqe ky kompromis. Per ju ndoshta jo, por per ne, shumicen e popullit po. A keni force, arsye, integritet, ta rregulloni kete pune para zgjedhjeve, te pakten 2 muaj para apo 45 dite para. A keni force dhe kurajo te ngriheni mbi interesat partiake e personale te tuaja per ta ndryshuar kete maskarade qe eshte krijuar nga PD e PS. Po s’patet force, duhet te llogaritni edhe kostot e humbjes, apo rrjedhjes se votave.
Me respekt Pjerin Thomai 

Shkurt 2013

Leter publike per Sali Berishen     

Sali, (ne fakt e kisha te veshtire si te nisja kete leter, se emri me tingellonte anakronik, mbiemri tashme dihet qe eshte bere sinonim i fjales Bishe, e mendova ta nisja Kryeminister por me rezulton me perqendrimin e pushteteve ne doren tuaj se ju jeni Sulltan, doja ti vija fjalen Zoti/Zotni para emrit por ju s’jeni Zotni, historia politike e juaja e verteton kete gje, paçka se juve ju eshte mbushur mendja se jeni i Madherishmi, i Adhurueshmi, prandaj vendosa te ndjek te njejtat parametra qe i shkruajta dhe kundershtarit tuaj politik , atij te PS) , do te doja te ndaja me ju disa mendime thelbesore qe kane te bejne me votimet dhe imazhin e Shqiperise .

Per juve e partine tuaj, e rendesishme eshte fitorja e zgjedhjeve me çdo kusht, kuptohet nje e drejte e çdo force politike. Te gjithe duan sa me shume vota. Mirpo nisja eshte bere gabim, apo ne kundershtim me te drejtat elementare te demokracise, gje qe cenon rende proçesin zgjedhor dhe imazhin e Shqiperise.

E fillojme me KQZ. Ketu jane ndare fuksionet afro 50% te PD e 50% te PS . 7 veta !!! . Ku jane perfaqesuesit e partive te vogla dhe partive te reja. Ku eshte perfaqesuesi ligjor asnjanes/neutral/paparti. Ku jane perfaqesuesit e shoqerise civile.

Mos valle, ky sistemi juaj i KQZ, i PD e PS, fsheh brenda nje maskarade vjedhjesh te paramenduara. Kjo pyetje, ky dyshim, te perforcohet me teper kur sheh dhe ndarjen e qendrave te votimit, ndarjen e komisionereve aty, ku dominojne PS e PD. Ju bertisni me te madhe per transparencen, per kamerat e vendosura, mirpo nuk qendron puna tek fasada por tek permbajtja, tek menyra e votimit, tek menyra e numurimit, tek proçesverbalet qe nuk merren parasysh, tek mos degjimi i perfaqesuesve te partive te vogla e shoqerise civile, tek mos pjesmarrja ne numurim e nje njeriu te paanshem/neutral, etj, etj.

Aq keq e kemi imazhin e zgjedhjeve ne Shqiperi, sa eshte e domosdoshme qe urgjentisht, te ndryshohet ligji, rregulli, menyra, stili, i votimeve , numurimit dhe gjithshka qe ka te beje me votimet, qendrat e votimit, kutite, ruajtesit, vezhguesit, proçesverbalet, transporti, trajtimet nga KQZ etj. Edhe vete kjo e fundit duhet te rikonstruktohet me me shume persona, 9 deri 12 veta, ku PD e PS te kene nga 1 perfaqesues, e perfaqesuesit e tjere te jene nga partite e tjera e koalicionet e tjera, pa harruar edhe perfaqesues nga shoqeria civile, eksperte juriste te pavarur. (Nje skeme te ngjashme ia kam sugjeruar Edi Rames publikisht dhe mund ta shikoni).

Mendoj se keto 4-5 muaj, jane te mjaftueshme per te hapur tryezen e bisedimeve te zgjedhjeve, ku te ftoni ter partite e regjistruara per pjesmarrje ne zgjedhje, siparin e se ciles duhet ta hapni ju si maxhorance , ku ftohen edhe eksperte ligjore te paanshem, zeri/mendimi i te cileve ne nje konference te tille mbipartiake, merr ngjyrat e nje ligji a rregulli qe vendoset per ditet ne vijim, rregull qe duhet te jene dakort te tera palet.

Ju , gjer me sot, akoma nuk keni hapur apo filluar nje tryeze mbipartiake per çeshtjen e votimeve, akoma nuk keni ftuar per bisedime, mendime e konsesus partite e vogla, akoma nuk keni degjuar zerin e eksperteve te pavarur per keto çeshtje.

Ju keni filluar fushaten, keni filluar lojen, duke e zgjedhur vete fushen, albitrat, rregullat, duke e vendosur me PS kete lloj maskarade, nderkoh qe partite e vogla i keni lene (dhe doni ti lini ) si spektatore, si satelite te dy krokodilave. Mirpo kjo gje nuk eshte e ndershme. Kjo bie ere qelbsillik.

Se pse e beni kete gje ju, per te manipuluar, abuzuar, fituar me çdo mjet, apo per te gjetur nje cassus bellu ne rast humbje, kjo gje nuk dihet akoma, ajo qe dihet eshte se kjo lloj mjergullnaje na çon ne perplasje politike te atille, sa do shenohen si gjithmone parregullsi, vjedhje, manipulime, kompromise per pushtet etj gjera qe do na kujtojne perseri zgjedhjet e parregullta te viteve te meparshme dhe lojen e piset per pushtet.

E nga kjo gje, kam frike se do ngelemi perseri ne stacion, nuk do e kapim dot trenin per EU. E theniet e tua se opozita e ka fajin per mos kapjen e trenit, nuk do te pijne me uje.

Nje problem shqetesues jo vetem per shqiptaret por edhe per nderkombetaret (siç quhen aty organizmat e huaja) , eshte konfliktet ne qendrat e votimit dhe fushaten elektorale, vrasjet qe ndodhin, rrahjet qe ndodhin, etjera gjera negative qe jane te papranueshme per nje vend dhe shoqeri qe aspiron EU.

Ju jeni i njohur tashme jo vetem ne popull por edhe tek nderkombetaret, si njeri qe hedh gurin e fsheh doren, apo siç thone aty ne Shqiperi; Berisha te vret naten e te qan diten. Rrahjet, presionet, etjera pislliqe qe njerzit tuaj u bejne kundershtarve politik, duhet te marrin fund. Terrori qe segmente te caktuara te qeverise apo tuajin u bejne njerzeve te ndryshem, e ka nje kosto; Lenien e Shqiperise jashte EU dhe kthimi i saj ne nje Salvador, ku ligji eshte i dobet perpara grupeve e bandave te armatosura, e kjo gje do te jete nje bumerang edhe per ju.

Prandaj sa nuk eshte vone, ndigjo zerin e eksperteve, partive te vogla, dhe lere zerin tend e te keshilltarve te keqinj rreth teje, se ata po te çmendin me keq se ç’je çmendur.

Leave a comment